Ermal Sadiku i quan pushtetarët amatera: Mundësia e parë është që këta qikaq dijnë, kjo është rrezikshme

Ermal Sadiku i quan pushtetarët amatera: Mundësia e parë është që këta qikaq dijnë, kjo është rrezikshme

Kandidati i Lidhjes Demokratike për deputet, Ermal Sadiku, në Pressing në T7, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit duke i quajtur ‘’amatera’’.

Sadiku ka thënë edhe se, janë dy mundësi ose VV’ja ‘’nuk dinë më shumë’’ ose po e ‘’keqpërdor buxhetin për me majt pushtetin’’.

‘’Kur vjen në një momentum me aq shumë fuqi, dhe nuk e shfrytëzon atë fuqi me i shty vendin përpara, për me i kry proceset e mbetura, për me i mbyllë ato vrimat, për me i mbajt premtimet që i ka mbajt, së paku disa prej tyre, unë s’di çka me të thanë tjetër veç amater. Këtu janë dy mundësi, e para është që qekaq dinë dhe kjo është e rrezikshme, dhe mundësia e dytë është që këta janë tu e keqpërdor buxhetin për me majt pushtetin. Tash nuk e di cila është më e rrezikshme se tjetra, por nuk ka tjetër mundësi. Nëse nuk dinë më shumë, është mirë me u tërhjek edhe me thanë ‘’nuk dina më shumë a po vjen dikush me na nimu’’./Periskopi/

Shpërndaje në: