Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për Juniore “Athina 2019”

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për Juniore “Athina 2019”

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane të xhudos, për Juniore, që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Erza është në finale të kategorisë -48 kg, ndërsa Flaka në finale të kategorisë -57 kg.

Laura Fazliu (-63 kg) është në luftë për medaljen e bronztë, pasi pësoi humbje në gjysmëfinale.

Erza e Flaka shënuan nga tri fitore, ndërsa Laura dy.

Shpërndaje në: