Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është i pasaktë pretendimi se liria e medias është më keq në Kosovë se në Serbi. “Është madje qesharake të pretendohet kështu”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë se në përmbajtje, raporti e thotë atë që e thonë edhe zyrtarët qeveritarë.
“’Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS.’ Pra edhe raporti po thotë që pronarët e mediave private, ndërhyjnë në mediat e tyre për të shtyrë përpara axhenda për parti politike apo për biznese të caktuara. Me fjalë tjera, konferencën e sotme AGK-ja është dashur ta mbajë para zyreve të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para qeverisë”, ka thënë tutje Murati.
Postimi i plotë:
Kutjojmë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme pas publikimit të indeksit për lirinë e mediave.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se për këtë renditje të Kosovës, janë disa arsye.
“Në emër të Bordit jemi mbledhur për ta shprehur qëndrimin tonë për rënien alarmuese të Kosovës në Reporterët pa Kufij. 24 vende më poshtë se vitin e kaluar pasi Kosova kishte rënë 19 vende më poshtë. Një rangim shokues, vendi i fundit më së keqi në Ballkan, dhe renditen disa prej arsyeve. Ligji kontestues i KPM-së që e kemi kundërshtuar nga fillimi. Etiketimet se janë bashkëpunëtorë të armikut, dhe të njëjtat po zhvillohen edhe sot. Tjetër element është mungesa e pavarësisë së RTK, siguria e gazetarëve mbetet problem, përmendet në këtë raport, rritja e padive SLAPP, dhe vëzhgimi i paautorizuar i gazetarëve”, ka thënë Rexha.
Rexha: Klima e pushtetit të VV-së ka qenë kundër gazetarëve, kërkojmë reflektim
ALARMANTE: Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova shënon rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit