Eskalon Gërvalla: Akuzon opozitën se po bën pazare me Listën Serbe, thotë se po blejnë kohë
Deputetja e VV’së Donika Gërvalla është deklaruar për media pas dështimit të seancës së 10’të konstituive të Kuvendit, shkruan Periskopi.
Ajo është shprehur e irrituar nga bllokada në Kuvend, siç ka thënë e cila po vjen nga partitë opozitare të cilat nuk kanë besim në deputetët e tyre, për votimin e fsheht.
Gërvalla ka akuzuar se kjo bllokadë është tentim i opozitës që të blejë kohë, pasi që partitë po bëjnë pazare me Listën Serbe.
“Kjo bllokadë është e pa kuptimtë, do të duhej që opozita të mos ua mohojë të drejtën për votim deputetëve të saj…Të gjitha këto janë mashtrime që duan të çojnë në blerje të kohës. Prandaj opozita duhet të na tregojë se a është kjo diçka përpjekja e partive opozitare për të formuar qeveri së bashku me Listën Serbe, a është kjo që pazaret mes tyre ende nuk kanë sjellë rezultat. Apo dëshirojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të reja. Mendoj që paralajmërimi i vazhdueshëm i kryetarit të PDK’së Memli Krasniqi për zgjedhje të reja, është një mesazh i cili nuk i drejtohet LVV’së, por LDK’së e cila shihet se nuk është e interesuar…”, ka thënë Gërvalla.



