Eto’o kandidon për pozitën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit

Eto’o kandidon për pozitën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit

Ish-sulmuesi i njohur, Samuel Eto’o do të kandidojë për pozitën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Kjo është bërë e ditur nga vet Eto’o, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Mes tjerash, 40-vjeçari ka thënë se këtë vendim e ka marrë nga dashuria për Kamerunin dhe pasioni për futbollin kamerunas.

Zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Kamerunit do të mbahen më 11 dhjetor.
Ndryshe, Samuel Eto’o në të kaluarën ishte shpallur katër herë si lojtari më i mirë në Afrikë.

Ish-sulmuesi i Barcelonës e Interit gjithashtu është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Kamerunit, me 56 gola në 118 ndeshje.

Shpërndaje në: