Eurodeputetja: Është momenti kur duhet të shkëpusim varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia

Eurodeputetja: Është momenti kur duhet të shkëpusim varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian ka thënë se pas luftës së Rusisë në Ukrainë tashmë është momentumi që duhet të përdorur për të shkëputur njëherë e mirë varësinë e Serbisë nga Rusia.

Eurodeputetja edhe në këtë fjalim ia rikujtoi Serbisë se duhet të përafrojë politikën e jashtme me BE-në dhe t’i bashkohet bllokut në sanksionet kundër Rusisë.

“Pushtimi rus në Ukrainë është një moment vendimtar në Europën moderne dhe BE pret përafrim të plotë në aspektin e politikës së jashtme e sigurisë dhe sanksioneve kundër Rusisë nga qeveria e re e Serbisë. Ne duhet ta përdorim këtë moment për të shkëputur varësinë energjetike të Serbisë nga Kremlini dhe për të ndihmuar vendin të kthehet qartë drejt BE-së”.

Von Cramon tha se në Serbi ka forca politike që përfaqësojnë zërat përparimtarë, kritikë – qoftë në politikë, qoftë në shoqërinë civile, akademinë dhe qarqet mediatike.

Ndërkaq, për Kosovën ajo ka thënë se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Shpërndaje në: