F1: Konfirmohet gjithçka, pista e Katalunisë organizatore deri në vitin 2026

F1: Konfirmohet gjithçka, pista e Katalunisë organizatore deri në vitin 2026

Formula 1 ka konfirmuar një lajm të rëndësishëm lidhur me organizimin e garave kampionale.

Faqja zyrtare e Formula 1 në Twitter ka njoftuar për një marrëveshje të rëndësishme me Kataluninë, përcjell Periskopi.

Bëhet e ditur se pista e Barcelonës do të vazhdojë të organizojë Grand Prix të Spanjës, deri në vitin 2026.

Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për të kompletuar kalendaret e Formula 1.

Pjesë e marrëveshjes për këtë janë edhe disa investime në pistë dhe hapësirat rreth saj. /Periskopi/

Shpërndaje në: