Fabregas do të luajë në Serie B, ka marrëveshje me këtë ekip

Fabregas do të luajë në Serie B, ka marrëveshje me këtë ekip

Ylli spanjoll i futbollit, Cesc Fabregas ka arritur marrëveshje me Como.

Mesfushori spanjoll, Fabregas ka arritur të dakordohet për një marrëveshje me skuadrën nga Serie B, Como.

Fabrizio Romano bën të ditur se lojtari do të aterojë nesër në Italia, herët në mëngjes, për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Ish-anëtari i skuadrave si Arsenal, Barcelona e Chelsea do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Fabregas ishte lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Monaco skadoi në muajin qershor.Tani, mesfushori spanjoll do ta vazhdojë karrierën e tij me fanellën e Como.

Shpërndaje në: