Facebook bie nga funksioni në disa vende

Periskopi.com Tech & Auto

Raportohet se Facebook-u ka rënë nga funksioni në disa vende

Përdoruesit e rrjetit të njohur social, Facebook, kanë raportuar se faqja ka rënë nga funksioni vetëm dy muaj pas rënies së madhe, që i kushtoi kompanisë miliona dollarë.

Disa përdorues të Facebook-ut kanë pasur problem gjatë qasjes në faqe nga ora 12:30 e pasdites, shkruan Independent.
Sipas “Down Detector”, në 24 orët e fundit janë regjistruar 346 raportime për rënie të Facebook-ut nga funksioni. Shumë njerëz janë shprehur në Twitter për problemet që lidhen me mesazhe “error” në faqe, ku thuhet: “na vjen keq, diçka shkoi keq”.

Në mesazh gjithashtu thuhet: “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që mundemi”.

Një përdorues shkroi në Twitter: “Facebook-u ka rënë. Tani detyrohem që të bëj punë të vërtetë.”