Facebook e Google vs. Australia: Çka po ndodh, dhe pse kjo mund ta prek edhe Kosovën?

Facebook e Google vs. Australia: Çka po ndodh, dhe pse kjo mund ta prek edhe Kosovën?

Një konflikt për një ligj të planifikuar që do të detyronte gjigantët teknologjik Facebook dhe Google të paguanin për përmbajtjen e lajmeve në Australi po këqyret me vëmendje të madhe në mbarë botën.

Ligji i parë në botë i këtij lloji mësyn të adresojë humbjet e mediave në të ardhurat nga reklamimi te firmat amerikane teknologjike.

Nëse kalon, ligji mund të ketë pasoja globale për firmat teknologjike dhe për mënyrën se si i qasemi lajmeve online, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Por, këta gjigantë teknologjikë kanë kthyer goditjen, me Facebook-un që ka vënë restriksione ndaj përmbajtjes së lajmeve në Australi.

Si mbërriti konflikti deri në këtë pikë?

Tash e një kohë të gjatë ka pasur shqetësime në lidhje me dominancën e tregjeve nga gjigantët teknologjikë ndaj organizatave mediale.

Google është makina kërkimore dominuese në Australi dhe është përshkruar nga qeveria si një pajisje gati-thelbësore, me pak garë në treg.

Kësisoj, në vitin 2018, rregullatori qeveritar i Australisë lansoi një hetim për impaktin e Google dhe Facebook në lidhje me konkurrencën në media dhe reklamim.

Ky hetim gjeti se kishte një jo-balans pushtetesh mes gjigantëve teknologjikë dhe mediave.

Marrë parasysh një gjë të tillë, rregullatori rekomandoi një kod të sjelljes që do ta baraspeshonte konkurrencën.

Në korrikun e vitit të kaluar, qeveria e Australisë zbuloi një draft-ligj për ta vënë në fuqi kodin, duke provokuar kërcënime nga Facebook-u dhe Google-a për tërheqjen e shërbimeve në vend.

Drafti në fjalë bën thirrje që kompanitë teknologjike të paguajnë për përmbajtjen, megjithëse nuk specifikon çmimin.  

Për kohë shumë të shpejtë, ajo që do të ndodh në Australi pritet të ndikojë edhe në Kosovë dhe në të gjitha vendet e tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: