Facebooku ia përkujton Kurtit fjalët e tij: Do ta lirojmë naftën për traktora, do t’i heqim xhipat

Facebooku ia përkujton Kurtit fjalët e tij: Do ta lirojmë naftën për traktora, do t’i heqim xhipat

Ishte katër nëntori i vitit 2018, ose gati tri vjet më herët, kur kryeministri aktual i Kosovës dhe ish lideri i opozitës me emrin Albin Kurti shkruante për rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë duke shprehur disa koinçidenca vërtet të mosvetshme.

Kurti që përditë shihet rrugëve të Prishtinës me eskortën e tij me katër pesë xhipa të zinj qeveritarë, kishte premtuar heqjen e xhipave dhe lirimin e naftës.

Po ashtu, ai kishte folur për bujqësinë duke vajtuar për bujqit që kishin “traktorë të rrallë, e që të gjithë të vegjël”, përcjell Periskopi.

“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.” – shkruante Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Po ashtu, ajo që vlen të përmendet është edhe çmimi i naftës në atë kohë, e i cili kishte qenë në të njëjtat nivele si sot: 1 euro e 22 centë.

Por, më pas fatmirësisht ky çmim kishte rënë deri në 90 centë deri pas ardhjes së krizës energjetike globale në mes të këtij viti.

Facebook do t’ia përkujtojë z. Kurti dhe llogarisë së tij më 4 nëntor të këtij viti se çka ka shkruar më 4 nëntor të vitit 2018. Të shpresojmë që do ta ripostojë!

Statusi i plotë:

Shpërndaje në: