Familjet shqiptare në kaos: Rrahje masive grash, rrahje nënash, djemsh, vajzash e baballarësh

Familjet shqiptare në kaos: Rrahje masive grash, rrahje nënash, djemsh, vajzash e baballarësh

Dhuna në familje është bërë një problem mjaft serioz në shoqërinë kosovare. Vetëm gjatë një cikli kohor prej 11 ditësh, janë raportuar 45 raste të dhunës në familje.

Periskopi ka numëruar raportet e Policisë nga data 12 deri më 24 tetor, me mungesën e të dhënave për 20 dhe 19 tetor.

Nga këto 45 raste të dhunës familjare, plot 29 ishin të dhunës së burrave ndaj grave.

Komunat ku dhuna në familje u raportua më së shumti ishin Fushë Kosova (7) dhe Prishtina (6), përcjell Periskopi.

Por, dhuna në familje ka eskaluar edhe në rolet e tjera të familjes. Nipi ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij më 23 tetor 2021 në Prizren. Babai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij në Dragash më 24 tetor. Djali ka sulmuar fizikisht babain e tij në Ferizaj. Djemtë janë bërë bashkë dhe e kanë sulmuar fizikisht e psiqikisht nënën e tyre në Obiliq. Një djalë ka sulmuar të njerkun e tij në Prishtinë. Një vajzë ka provuar të dhunojë babain e saj në Vushtrri. Dy vëllezër janë rrahur mes vete në Fushë Kosovë etj.

Më poshtë keni të dhënat në bazë të raporteve 24 orëshe:

Burri sulmon fizikisht gruan | Lipjan | 24. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | F. Kosovë | 24. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | Dragash | 24.10 2021

Babai sulmon fizikisht vajzën e tij (i njëjti) | Dragash | 24. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | F. Kosovë | 23. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | Prishtinë | 23. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht të fejuarën e tij | Prishtinë | 23. 10. 2021

Burri sulmon psiqikisht gruan e tij | Prizren | 17.10. 2021

Gjyshja raporton se është sulmuar fizikisht nga nipi i saj | Prizren | 23. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | Gjakovë | 23. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | Gjakovë | 21. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | F. Kosovë | 22. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij, e bën për spital atë dhe veten| Pogragjë, Gjilan | 22. 10. 2021

Gruaja sulmon fizikisht burrin e saj | Lipjan | 20. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht nënën e tij | F. Kosovë | 21. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht nënën e tij | Dragash | 21. 10. 2021

Babai sulmon fizikisht vajzën e tij (I njëjti) | Dragash | 21. 10. 2021

S’KA TË DHËNA PËR 20 DHE 19 TETOR

Burri sulmon fizikisht dhe psiqikisht gruan e tij | Prishtinë | 18. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij, ajo merr preparate kimike më pas | Drenas | 18. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht e psiqikisht babain e tij | Ferizaj | 18. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht dhe psiqikisht gruan e tij | Podujevë | 16. 10. 2021

Djemtë sulmojnë fizikisht dhe psiqikisht nënën e tyre | Obiliq | 17. 10. 2021

Burri sulmon e kanos ish gruan e tij | Prishtinë | 17. 10. 2021

Djali i gruas sulmon fizikisht njerkun e tij | Prishtinë | 16. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan e tij | Prishtinë | 15. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht babain e tij | Gjilan | 16. 10. 2021

Burri sulmon psiqikisht gruan e tij | Gjakovë | 16. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht dhe psiqikisht gruan e tij | Mitrovicë | 16. 10. 2021

Vajza provon ta sulmojë babain e saj | Vushtrri |  16. 10. 2021

Burri sulmon familjarët, bëhet vet për spital | Zubin Potok | 16. 10. 2021

Burri kanos gruan e tij | Drenas | 15. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht nënën | Prizren | 15. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Mitrovicë | 15. 10. 2021

Dy vëllezër rrahen mes vete | F. Kosovë | 14. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Prishtinë | 13. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | F. Kosovë | 14. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Mitrovicë | 14. 10. 2021

Babai e vëllai sulmojnë fizikisht dhe psiq. djalin, respektivisht vëllain | Prishtinë | 12. 10. 2021

Djali sulmon nënën dhe babain e tij | F. Kosovë | 13. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Prishtinë | 13. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan (ish bashkëjetuesen) | Podujevë | –. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Prishtinë | 12. 10. 2021

Djali sulmon fizikisht babain | Gjilan | 12. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Mitrovicë V | 11. 10. 2021

Burri sulmon fizikisht gruan | Drenas | 11. 10. 2021

Shpërndaje në: