Fansat e futbollit janë të bindur se Otamendi i tha Ansu Fatit ‘kush je ti?’ gjatë fitores 3-0 të Benficas kundër Barçës

Fansat e futbollit janë të bindur se Otamendi i tha Ansu Fatit ‘kush je ti?’ gjatë fitores 3-0 të Benficas kundër Barçës

Barcelona përjetoi një tjetër humbje të rëndë në Champions League, të mërkurën mbrëma.

Pas disfatës 3-0 nga Bayern Munichu në ‘Camp Nou’, Barça udhëtoi drejt Benficas me shpresën se do t’i kthehej rrugës së fitoreve.

Por katalunasit përjetuan një tjetër disfatë me tre gola, transmeton Periskopi.

Barça pati startin më të keq të mundur derisa Darwin Nunez shënoi pas vetëm tre minutave.

Rafa Silva shënoi të dytin për Benfican në minutën e 69-të, para se Nunez të shënonte përsëri, teksa skuadra portugeze ia shkatërroi botën para syve rivalit nga Spanja.

Ndodhi një argument i nxehtë mes Nicolas Otamendit dhe Ansu Fatit, pas ndeshjes.

Me vërshëllimën e fundit vetëm disa momente larg, Fati u faulua nga mbrojtësi argjentinas derisa ai po luftonte për topin.

Otamendi pastaj mund të shihet duke i thënë diçka të riut spanjoll.

‘CBS Sports’, poashtu edhe fansat e futbollit, mendojnë se mbrojtësi veteran po i thoshte: ”Kush je ti?” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: