Faruk Hadzibegic flet para ndeshjes me Kosovën, këto janë fjalët e tij

Faruk Hadzibegic flet para ndeshjes me Kosovën, këto janë fjalët e tij

Takimi Kosovë – Mali i Zi zhvillohet neser (e hënë) me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

Përfaqësuesja e Malit të Zi ka arritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Në një konferencë për media, ishin të pranishëm trajneri Faruk Hadzibegic dhe futbollisti Stefan Mugosa.

Trajneri i Malit të Zi Hadzibegic në mes të tjerash ka folur edhe për situatën e skuadrës së tij.

“Kemi bërë shumë analiza të lojës sonë. Situata jonë në tabelë nuk është e mirë dhe ne po përgatitemi të jemi gati për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Sa i përket ndeshjes, nesër do të jetë vështirë. Kosova ka ende shanse dhe do të luftojnë për kualifikim, megjithatë, ne kemi ardhur këtu për lojë të mirë dhe sigurisht për rezultat të mirë”, shtoi Hadzibegic.

Shpërndaje në: