Fatmir Limaj: Nisma i bashkohet protestës nesër, po shkelet dinjiteti i veteranëve

Fatmir Limaj: Nisma i bashkohet protestës nesër, po shkelet dinjiteti i veteranëve

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar për Gazeta Blic se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e protestës së nesërme, ku veteranët do të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë Kurti, që pensioni i tyre do të mos rritet me vlerën e pagës minimale.

Limaj madje u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga veteranët. Ne u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste”, ka theksuar Limaj për Gazeta Blic.

Sipas tij, Qeveria me këtë Ligj ua ka shkelur dinjitetin e veteranëve.

Ai e ka konsideruar edhe si shkelje kushtetuese këtë Ligj, i cili dje u miratua në lexim të parë nga deputetët e shumicës parlamentare.

Ndryshe, veteranët kanë thirrur protest për ditën e nesërme duke filluar nga ora 9:30, pra pak minuta para fillimit të seancës plenare.

Miratimi i Ligjës së Pagës Minimale ka nxitur reagime të shumta.

Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili ka drejtuar akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes.

Madje, ai ka theksuar se dje fitoi Rrahman Morina dhe djemtë e UDB-ashave.

Shpërndaje në: