Fatmir Limaj përballë Ilir Mirenës: Videoja e ‘shkatërruesve të shtetit’, qeverisja e Albin Kurtit, dialogu me Serbinë, opozita sot

Fatmir Limaj përballë Ilir Mirenës: Videoja e ‘shkatërruesve të shtetit’, qeverisja e Albin Kurtit, dialogu me Serbinë, opozita sot

Me videon e ‘shkatërruesve të shtetit’, Albin Kurti ofendoi votuesit e tij, thotë Fatmir Limaj në një intervistë ekskluzivisht dhënë Periskopit.

“Kjo video ose kjo mënyrë, kjo qasje, është fyerje, është ofendim i dytë radhazi pë rata që kanë votuar e kanë mbështet këtë Lëvizje. Ju jeni të padijshëm, jeni injoranta, ashtu qysh iu kam mashtru herën e parë, sa herë do që unë dal edhe shpifi e mashtroj, ju gjithmonë i pranoni. Ju nuk keni mendim kritik, ju nuk reflektoni, unë ua kam dhënë mashtrimin e madh para një viti e gjysmë dhe qe një vit e gjysmë, ka ardhë koha ta freskoj mashtrimin, hajt edhe një herë t’ju mashtroj. Në vend që me i renditë të arriturat, e tash e një vit e nëntë muaj, e ju qytetarë të nderuar që ma keni dhënë votën, shikoni bre qe 1 vit e 9 muaj cka kemi bërë, e kemi bërë këtë këtë këtë, edhe me të irritu nga prerja e shiriteve, të pritjes së investimeve direkte, të promovimit të kompanive vendore, të prezantimit të atyre reformave të mëdha shtetërore, ajo del i ofendon qindra mijëra votues atje, edhe ju thotë a din çka: e keni hangër një herë, hane edhe për s’dyt”, tha Limaj.

Në debat me Ilir Mirenën, zoti Limaj, thotë se opozita në Kosovë ka komplekse dhe nuk po i flet Kurtit me gjuhën që do të duhej t’i flsite.

“Kompleks, s’është aktive.  Duhet me hi me folë me gjuhën, me e çmontu Albin Kurtin. Jo veç kur të idhnon, po në vazhdimësi, me gjuhën e fakteve, me argumente”, thotë Limaj.

“Qysh bre atë ministër të Financave aty me lanë, ma s’pari që ia ka nis me i quajtë mercenearë UÇK-në e opozita aty. Po qe kryeministri po don me të majtë, po unë të refuzoj, e refuzoj hiç hiç hiç nuk po du me të pa. Unë nuk marr pjesë në ty bre, nuk ke nevojë me shku me thanë jo na s’bahëm si Vetëvendosja, opozitarizmi o vëlla. S’ke nevojë me shku me thy e me gju gaz lotsjellës, po opozitarizëm”, thotë Limaj në intervistën përballë Mirenës.

Ai thotë se Albin Kurti do të duhej të angazhohej për prodhimin e videove ku radhit sukseset e qeverisë së tij, investimeve në Kosovë. Thotë se vetë Kurti është shkatërrues i shtetit të Kosovës.

“Po në një vit e 9 muaj, na diku 60% të Kosovës e kemi nxjerr nga lloçi. A ju kujtohet dinamika e punëve, aktivitetit dhe angazhimit që ka pasur ky vend. Ka pasur dinamike, punë një angazhim një entuziazëm, na nuk po të thojmë bën mrekulli, po cka bane ti, vjen ajo video. Në vend se me dalë me pre shirita, del iu thotë njerëzve… a nuk është ky një lloj shkatërrues i shtetit”, thotë Limaj teksa shton se për fajin e Kurtit, njerëzit kanë derdhë gjak rrugëve të Prishtinës, kundër shtetit.

“Ka njerëz që kanë derdhë gjakë kundër pavarësisë së Kosovës, rrugëve të Prishtinës, i kanë detyru këta, me këtë logjik, vjen një moment kur këta që e di cdo njeri në Kosovë, që kanë qenë mohues të këtij shtetit thonë këta janë shkatërruesit e shtetit, kush po flet: mohuesit e shtetit”, thotë Limaj përballë Mirenës në Periskop.

Ai thotë se ‘njerëzit e luftës’ janë shikuar me standarde të dyfishta nga pjesë e shoqërisë kosovare.

“Njerëzit e ardhur nga lufta çlirimtare, kanë dëshmuar në qindra raste që janë fleksibil, është keqkuptu kjo, nga dikush është pa ligështi, nga dikush të shantazhuar edhe është komentu në forma të ndryshme kjo, pse?  Se kanë pasë qejf me na pa neve vec përmes muskujve, ata edhe sot s’e pranojnë, nuk ka projekt më intelektual në kombin e shqiptarëve, atë projekt nuk e ka bë budalla, po njerëzit ma të menqur të këtij kombi, të cilët dalëngadalë e kanë pa momentin e një organizimi të tillë. Këta, këtë fleskibilitet, këtë tolerancë, këta të pakënaqur e përhershëm, nostalgjikët jugosllavë, e grupe grupe plot, na bashkëjetojmë me ata njerëz se kjo është demokracia, por nuk ta pranoj mendimin sit ë vërtetë. Këtë flesksibilitet, këtë tolerancë të bashkëpunimit, këtë pjekuri të ndërtimit të shtetit, të ndërtimit të partneriteteve, të kompromiseve e marrëveshjeve, mjeri ai shtet që e ka në krye ni njeri që s’di cka është kompromisi e marrëveshja”, tha ai.

Ai pyet se çka do të ndodhte po të ishte një kryetar i ‘kësaj Prishtine kaotike, duke nën udhëheqjen e një njeriu që do të vinte nga lufta”.

“Çka për shembull, me pas kanë ni njeri më udhëheq Prishtinën qe 20 vjet, çka kishi bo? Me qët Prishtinë që është sot? Qysh ishit sjell ndaj qatij kryetari të komunës. Qeky kaos që është. T’ka mbetë kah të shkojsh për Veternik një rrugë, qe me bo me bo, mos me njoftë rrugën kërrsh bohesh teposhtë kah të vish prej Veternikut. Mu një javë me mu vonu një projekt, krejt mu gjujshin, pse su bë qekjo pse sub ë qeky projekt, pra ka standarde të dyfishta është shiquar nga dita e parë sjellja, veprimi, angazhimi i një djali vajze të UCK-së me ata që janë kanë të dashurit e Jugosllavisë. Kjo u kanë qe 20 vite, këtu jemi kanë, nuk është që s’i kemi pa këto gjëra.  Kush e ka kriju këtë narracion qe 20 vjet, të tillët sot janë në pushtet”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, që të plotë mund ta shikoni më poshtë, zoti Limaj veç tjerash flet për grevën, luftën e Qeverisë me Sindikatat, dialogun me Serbinë dhe për opozitën e sotme kosovare, që në sytë e Limajt, është ‘totalisht e përhumbur’.

“Është me ia huq detyrës së opozitarit. Një popull opozitar që ka mbetë gjysmë, ata presin një angazhim aktiv përmes iniciativave, debateve, interpelanceve, përmes tubimeve me qytetarë, me debate në Kuvend, me i tregu popullit cka po ndodh ku jemi”, thotë ai./Periskopi

Intervista e plotë e z.Limaj:

 

Shpërndaje në: