FBK-ja anulon Superkupën

FBK-ja anulon Superkupën

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar vendimet lidhur me fillimin e garave për edicionin e ri 2025/26. ProCredit Superliga e Meshkujve do të nisë më 4-5 tetor me xhiron e parë ndërsa do të vazhdojë me 18-19 tetor.

Superliga e Femrave do të zhvillohet sipas kalendarit të parashikuar, me xhiron e dytë dhe të tretë që do organizohen në një palestër të vetme për shkak të zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu, është vendosur që Superkupa e Meshkujve të mos zhvillohet këtë edicion, për të shmangur vonesat dhe për të respektuar afatet e kalendarit të garave./Periskopi/

Shpërndaje në: