Federata e Basketbollit të Kosovës mbështetet me afro 250 mijë euro

Federata e Basketbollit të Kosovës mbështetet me afro 250 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë afro 250 mijë euro për Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka thënë se kjo mbështetje ka ardhur si rezultat i sukseseve që janë arritur në sportin e basketbollit.

Postimi i plotë i Gashit:

Gjatë vizitës në Federatën e Basketbollit të Kosovës, nënshkrova marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerë prej 248 mijë e 472 euro. Kjo mbështetje vjen si rezultat i sukseseve që i ka sjellë Kosovës basketbolli sidomos në fundin e vitit 2018 dhe fillimin e 2019 periudhë kjo historike për basketbollin.

Me kryetarin e federatës Arben Fetahu u dakorduan për mundësinë e ndërtimit të një palestre të re në Prishtinë, një projekt kapital i rëndësishëm për basketbollin dhe sportet tjera. Si Ministër por edhe MKRS-ja shprehim gatishmërinë që ta fillojmë ndërtimin e palestrës së re e cila do t’i plotësojë nevojat dhe kërkesat e klubeve të Prishtinës, por edhe kriteret e FIBA-a, dhe për këtë kërkova nga FBK-ja që në koordinim me Komunën e Prishtinës ta përcaktojnë lokacionin adekuat për ndërtimin e palestrës sportive moderne. KG

Shpërndaje në: