Federata Evropiane e Gazetarëve: VV në Kosovë të ndalojë sulmet ndaj gazetarëve

Federata Evropiane e Gazetarëve: VV në Kosovë të ndalojë sulmet ndaj gazetarëve

Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje të paprecedent Lëvizjes Vetëvendosje që t’i ndal fushatat kundër gazetarëve në Kosovë.

Reagimi është bërë nga Ricardo Gutierrez – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve.

“Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndalojë së shqetësuari gazetarët në Kosovë,” ka shkruar Gutierrez.

Ai ka shpërndarë një postim nga ana e gazetarit Berat Buzhala i cili ka alarmuar për faqen “Me Kryeminsitrin” që po orkestrojnë sulme ndaj saj.

Edhe Periskopi ka qenë shënjestër e sulmeve të tmerrshme nga ana e militantëve të kësaj partie por edhe e profileve të rreme që shpërndajnë propagandë pro-pushtet.

Shpërndaje në: