Fehmi Lladrovci: Jusuf Buxhovi e Mehmet Kraja janë dy njerëzit më të sigurtë të Beogradit (Video)

Fehmi Lladrovci: Jusuf Buxhovi e Mehmet Kraja janë dy njerëzit më të sigurtë të Beogradit (Video)

Dëshmori dhe aktivisti i Lëvizjes Popullore Fehmi Lladrovci në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet duke drejtuar gishtin ndaj tradhtisë së Jusuf Buxhovit dhe Mehmet Krajës, të cilët sipas tij janë njerëzit më të sigurt të Beogradit që kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe KOST-in e Serbisë.

“Udhëheqjen e Kosovës e morën disa bashkëpunëtorë të KOST-it dhe UDB-së. Nëse nuk e dini mund t’ua them troç, se kur themeltarë të LDK-së ka qenë Jusuf Buxhovi dhe Mehmet Kraja. Jusuf Buxhovi ka qenë në ministrinë e punëve të jashtme në Gjermani kur janë vra vëllezërit tanë. Për informata. Ndërsa Mehmet Kraja ka qenë 10 vjet kryeredaktor i revistës “nashaarmia / nuk dëgjohet mirë”. Dy njerëzit më të sigurt të Beogradit. Edhe e dini shumë mirë, fort mirë, vet Mehmet Kraja e shkruan në pesë vitet e humbura, Rexhep Qosjës iu ka ofruar mandati nga Jusuf Buxhovi që të bahet kryetar i LDK-së, kush është Jusuf Buxhovi t’i ofron Qosjes, me një qëllim të caktuar që Rexhep Qosjën ta nakautojnë politikisht, qe s’pranoi ky me u ba kryetar. Qëllim i caktuar dhe i matur mirë nëpër kuzhinat e Beogradit”, tregonte Heroi Fehmi Lladrovci.

VIDEO:

Shpërndaje në: