Ferit Idrizi: Me grante komunale deri në 10 mijë euro për biznese të reja dhe mbulim të kamatës së kredisë

Ferit Idrizi: Me grante komunale deri në 10 mijë euro për biznese të reja dhe mbulim të kamatës së kredisë

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vlerësuar punën e motrave Alzana dhe Margarita Krasniqi, themeluese të “Daisy Bake and Cake”, si shembull i suksesit të grave në biznes, përcjell Periskopi.

Ai theksoi se në programin e tij është paraparë mbështetje konkrete për gratë sipërmarrëse, përfshirë grante komunale deri në 10,000 euro për biznese të reja, lehtësira për start-up-e dhe mbulim të kamatës së kredisë.

“Kur gratë mbështeten, ato bëhen motori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,” tha Idrizi.

Shpërndaje në: