Ferizaj: Arrestohet 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje, po qëndronte në një klub fitnesi

Ferizaj: Arrestohet 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje, po qëndronte në një klub fitnesi

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, mbrëmjen e së martës, më 9 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit, rreth orës 18:00, policia kishte marrë informacione se personi i kërkuar F.M. (36 vjeç) po qëndronte në një klub fitnesi në Ferizaj.

Ai ishte në kërkim në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Menjëherë pas pranimit të informatës, tre ekipe të NJRSH-së shkuan në vendngjarje dhe realizuan arrestimin e tij pa incidente.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 6 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe në arrestimin e personave në kërkim./Periskopi/

Shpërndaje në: