Ferizaj: Kanosën dhe sulmuan zyrtarët policor, njëri i dyshuar arrestohet-dy të tjerët lirohen

Ferizaj: Kanosën dhe sulmuan zyrtarët policor, njëri i dyshuar arrestohet-dy të tjerët lirohen

Tre persona të dyshuar në Ferizaj kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve i cili ishte ën gjendje të dehur është arrestuar dhe dërguar ën mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 09.04.2026-22:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtaret policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshuarit i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim./Periskopi

Shpërndaje në: