Ferizajasi ishte në kërkim për bashkëjetesë me një vajzë të mitur, arrestohet dhe dërgohet në burg

Ferizajasi ishte në kërkim për bashkëjetesë me një vajzë të mitur, arrestohet dhe dërgohet në burg

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”

Policia ka njoftuar se i dyshuari i moshës 19-vjeçare është arrestuar në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19-vjeçar”, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i rkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka bërë të ditur policia.

 

Shpërndaje në: