Fero: Pasha t’lumin Allah nëse nesër del dikush që është ma i mirë se unë ka me ia zgjatë dorën

Fero: Pasha t’lumin Allah nëse nesër del dikush që është ma i mirë se unë ka me ia zgjatë dorën

Fero si gjithmonë, pa dorëza në emision.

Fero, si i ftuar në emisionin 72 #sen, është pyetur nga prezantuesi Meriton Mjekiqi se a frikësohet nëse ndonjë reper do të bëjë diss për Feron.

Kjo e ka “nxehur” bashkëbisedimin në emision ku Fero ka dashur të sqarohet mirë.

‘Prej që kom hy n’lojë une i kom paralajmëru krejt që jam ma i mirë se krejt. Me u friku nuk i kisha diss-irat krejt”, janë disa fjalë të Feros nga kjo deklaratë.

Mes tjerash ai ka thënë se nëse një ditë do të del dikush më i mirë se ai, atëherë atij do t’ia zgjatë dorën. Për këtë Fero ka bërë be edhe në Allah.

“Bro më fal që të ndërpreva, që po të kallxoj diçka, nëse nesër del dikush që punon ma shumë se une, ka talentë ma shumë se unë, pasha t’lumin Allah, në Allah po boj be që ka me dalë publikisht para krejtve edhe ka me ia zgjatë dorën,” ka thënë Fero.

Shpërndaje në: