Festa e çmendur e lojtarëve të Realit me Ancelottin pasi fituan titullin e 35’të në La Liga

Festa e çmendur e lojtarëve të Realit me Ancelottin pasi fituan titullin e 35’të në La Liga

Real Madridi është kampion i La Ligas për edicionin 2021/22. “Los Blancos” arrijnë ta sigurojnë matematikisht titullin katër xhiro para fundit.

Ata sot në “Santiago Bernabeu” triumfuan 4:0 ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Pas vërshëllimës së fundit, filloi edhe festa te “Los Blancos”. Lojtarët e Realit e festuan titullin me prijësin e tyre, trajnerin Ancelotti.

Kështu, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shkruan historinë, duke u bërë trajneri i parë që e fiton titullin në pesë ligat më të forta evropiane.

Ai e bëri këtë me AC Milan, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe tani me Real Madridin. Ai gjithashtu i ka tre tituj të Champions Leagues.

Shpërndaje në: