Fidan Aliti i zhgënjyer por falenderues: Mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku

Fidan Aliti i zhgënjyer por falenderues: Mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku

Kosova dje ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1.

Pas kësaj humbje, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka postuar një foto duke shkruar se është i zhgënjyer me rezultatin e djeshëm ndërsa ka falënderuar edhe tifozët Dardan për përkrahje.

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes dua të falënderoj të gjithë tifozët për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këto ndeshje. Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka shkruar Aliti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: