FIFA vendos për vendin se ku do të mbahet Kupa e Botës 2026

FIFA vendos për vendin se ku do të mbahet Kupa e Botës 2026

FIFA është e përgatitur që të shpallë vendin e Kupës së Botës për vitin 2026.

17 stadiumenë 16 zona mbetën në garë për të qenë në mesin e 10-12 të përzgjedhurve nga SHBA për turneun, i cili do të bashkëorganizohet me Meksikën dhe Kanadanë, shkruan MARCA, përcjellë Periskopi.

SHBA do të presë 60 nga 80 ndeshjet sipas planit të FIFA-s, duke përfshirë të gjitha nga çerekfinalet e tutje.

Të gjitha stadiumet amerikane parashikojnë kapacitete prej 60 mijë ulësve ose më të mëdha. Tre kanë çati që lëvizin dhe një me çati statike. Dhjetë kanë terren artificial, por do të kalojnë në bari të përkohshëm.

Ky do të jetë Botërori i parë me 48 vende, nga formati me 32 skuadra të organizuara që nga viti 1998. Në një turne që mund të zhvillohet nga 11 qershori deri më 12 korrik./Periskopi/

Shpërndaje në: