Fiknete Bejta: Isha dhe do të jem zëri juaj në komunën e Prishtinës
Fiknete Bejta asambleiste e LDK`së në komunëN e Prishtinës po kandidon edhe për një mandat katër vjeçar për këtë pozitë, raporton Periskopi.
Sipas saj në mandatin e fundit, ka ngritur zërin për interesat e qytetarëve të Prishtinës, për respektimin të ligjit dhe transparencës, për zhvillimin e infrastrukturës.
“E mbështetur nga përvoja e dy mandateve dhe mbi 15 vite ekspertizë profesionale në arsim dhe financa, rikandidoj për një mandat të ri në Asamble, për të vazhduar punën me përkushtim e vendosmëri në shërbim të qytetit tonë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Njofitmi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Gjatë këtyre katër viteve kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbej si Asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit.
Në këtë mandat, kam ngritur zërin për interesat tuaja, kam qenë avokuese e respektimit të ligjit dhe transparencës, kam mbështetur zhvillimin e infrastrukturës dhe kam propozuar zgjidhje konkrete për përparimin e Prishtinës.
E mbështetur nga përvoja e dy mandateve dhe mbi 15 vite ekspertizë profesionale në arsim dhe financa, rikandidoj për një mandat të ri në Asamble, për të vazhduar punën me përkushtim e vendosmëri në shërbim të qytetit tonë.
Në këtë garë mbaj numrin 24. Unë jam Netja e Gollakut, Netja e Prishtinës – zëri juaj për një Prishtinë më të mirë 💙✌️



