Fiknete Bejta, zëri i Gollakut dhe Prishtinës që po fiton zemrat e qytetarëve
Në terren, qytetarët e Prishtinës po flasin për një emër që po dallohet për punë konkrete dhe përkushtim të vazhdueshëm: Fiknete Bejta, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të kryeqytetit, me numrin 24 në listë.
Me një qasje profesionale dhe një bilanc të qartë pune në Kuvendin Komunal, Bejta po fiton përkrahje të madhe nga qytetarët që e shohin si një zë serioz, të besueshëm dhe afër njerëzve.
Gjatë mandatit të saj, Fiknete Bejta është dalluar për angazhimin e fortë në arsim, duke kërkuar investime të qëndrueshme në shkolla, rritje të cilësisë në mësimdhënie dhe më shumë mbështetje për mësimdhënësit. Si profesoreshë universiteti dhe eksperte e ekonomisë, ajo e ka vendosur arsimin në qendër të vizionit të saj për zhvillimin e Prishtinës.
Një tjetër shtyllë e angazhimit të saj politik është zhvillimi rural. Bejta ka qenë promotore e politikave që synojnë përmirësimin e kushteve të jetës në fshatra, mbështetjen e bujqve dhe integrimin e zonave rurale në zhvillimin e përgjithshëm të kryeqytetit.
Në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ajo ka kontribuar në hartimin e Master Planit për Gollakun – një projekt i madh zhvillimor që përfshin modernizimin e infrastrukturës, nxitjen e turizmit malor dhe shfrytëzimin e potencialeve natyrore e kulturore të kësaj zone të veçantë të Prishtinës.
Banorët e Gollakut dhe zonave përreth e vlerësojnë për prezencën e saj të vazhdueshme në terren. “Fiknetja është ndër të paktat që e kemi parë çdoherë pranë nesh, jo vetëm në kohë fushate,” thonë ata.
Në fushatën aktuale, që zhvillohet nën moton #PrishtinaPertej, Bejta po shihet si pjesë e ekipit të suksesshëm të Përparim Ramës, i cili kërkon mandatin e dytë për të çuar përpara projektet transformuese të kryeqytetit.
Përkrahësit e saj thonë se numri 24 në listën e LDK-së përfaqëson një politikë ndryshe – të bazuar në profesionalizëm, punë konkrete dhe përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve./Periskopi/




