Fikrim Damka mbetet jashtë Kuvendit, me rinumërimin e deritashëm të votave

Fikrim Damka mbetet jashtë Kuvendit, me rinumërimin e deritashëm të votave

Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, duket se s’do të mund të hyjë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës do të mbetet jashtë Kuvendit, sipas rinumërimit të deritanishëm të votave.

Ergul Mazrek pritet të bëhet deputet, në vend të Fikrim Damkës, pasi rinumërimi i deritashëm ka nxjerrë se ai në fakt ka 2.511 vota – 15 vota më shumë sesa para rinumërimit.

Mazrek, me numrin 4 në listën e kandidatëve për deputetë nga KDTP, do t’ia zë kështu vendin në Kuvend shefit të tij të partisë, i cili kryesonte listën.

Rinumërimi i deritashëm të votave ka zbuluar manipulimin në numërimin e votave për kandidatë në Qendrat Komunale të Numërimit./Periskopi/

Shpërndaje në: