Fillojnë hetimet kundër Fehmi Berishës që kërcënoi Halil Matoshin live

Fillojnë hetimet kundër Fehmi Berishës që kërcënoi Halil Matoshin live

Kanë filluar hetimet ndaj aktivistit për çështje kombëtare Fehmi Berisha, i cili mbrëmë gjatë një debati televiziv publicistin Halil Matoshi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi ka thënë për Paparacin se prokuroria ka nisur hetimet për deklaratën e Fehmi Berisha në një debat televiziv.

“Ju konfirmoj se tashmë kemi nisur hetimet”, ka thënë shkurt Munishi.

Aktivisti i çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha, të martën në një debat televiziv ka kërcënuar publikisht komentatorin politik, Halil Matoshi, teksa ka thënë se diktatori Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh i të gjithë kohërave në historinë e Shqipërisë.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, u shpreh ai.

Më pas i është kundërpërgjigjur Matoshi, i cili tha se ai do të duhej të arrestohej për një deklaratë të tillë.

“Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, i tha Matoshi Berishës.

Shpërndaje në: