Fillon dueli McGregor – Khabib, akuza e fyerje nga distanca

Fillon dueli McGregor – Khabib, akuza e fyerje nga distanca

Tre muaj pas ndeshjes, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov kanë shkëmbyer fjalë mes vete në distancë. 

Në eventin e UFC 229, Khabib i shkaktoi humbje kampionit asokohe McGregor, ndeshje e cila u përcoll me shumë incidente, përcjell Periskopi.

Tashmë dyshja ka filluar të hedh akuza të drejtpërdrejta mes vete.  Akuza, fyerje dhe premtime për revansh, kanë bërë fansat e këtij sporti të ëndërrojnë një përballje të dytë mes dy ikonave të UFC-së.

Image result for mcgregor vs khabib

“Mos u bëj si një ku*vë që vetëm ankohesh. Kjo është e njëjta gjë që i thashë Khabib edhe në fund të raundit të tretë. Nëse ka një njëri që duhet të ankohet për gjyqtarin ai duhet të jem unë, pasi në raundin e parë u bllokove mbi këmbët e mia për 4 minuta pa bërë asnjë gjë”, shkroi McGregor me mllef për atë ndeshje të humbur.

Përgjigja e luftëtarit nga Dagestani nuk ka vonuar, i cili në një përgjigje të shkurt ka thënë shumë gjëra: “Do të jetosh me këtë turp përgjatë gjithë jetës tënde”.

Më 29 janar, Komisioni i Sportit të Nevadas do të vendosë dënimin për dy luftëtarët e më pas me shumë gjasë do të ketë një revansh. /Periskopi

Shpërndaje në: