Fillon ndërtimi i radioteleskopit më të madh në botë

Fillon ndërtimi i radioteleskopit më të madh në botë

Square Kilometre Array (SKA) do të jetë radioteleskopi më i madh në botë, i cili pritet të përfundojë në vitin 2028.

I ndarë në të gjithë Afrikën e Jugut dhe Australinë, me seli edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ai do të adresojë pyetjet më të mëdha në astrofizikë, shkruan BBC.

Ai, gjithashtu, do të kryej testet më të sakta të teorive të Ajnshtajnit.

Kur të mbarojnë festimet, puna do të fillojë.

“Ky është momenti kur bëhet i vërtetë,” tha Prof Phil Diamond, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës SKA.

“Ka qenë një udhëtim 30-vjeçar. 10 vjetet e para kishin të bënin me zhvillimin e koncepteve dhe ideve. 10 të dytat, u shpenzuan duke bërë zhvillimin e teknologjisë. Dhe më pas, dekada e fundit kishte të bënte me dizajnin e detajuar, sigurimin e vendeve, marrjen e qeverive që të bien dakord për të themeluar një organizatë dhe për t’i siguruar fondet”, ka thënë prof. Phil Diamond, drejtor i përgjithshëm i organizatës “Square Kilometer Array”.

Shpërndaje në: