Fillon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Fillon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.

Ai dha detaje edhe për refuzimin e disa votave që i përkasin kësaj kategorie.

“Në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që u mbajt të diel më 14 nëntor. Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10 mijë e 303 vota të cilat janë vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre janë konfirmuar 9 mijë e 313 vota me kusht. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në tri kategori: ka votuar më shumë se një herë, votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve dhe votuesi me kusht nuk ka votuar në komunën e tij”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: