Fillon operacioni për nxjerrjen e dy trupave nga miniera, terreni tepër i vështirë

Fillon operacioni për nxjerrjen e dy trupave nga miniera, terreni tepër i vështirë

Në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine,  raporton gazetari se ka filluar operacioni për nxjerrjen e dy trupave.

“Na është konfirmuar se është tepër i vështirë terreni, pasi sipas njërit prej minatorëve që doli nga aty, tha se pllaka që ka rënë në horizontin e pestë është e rëndë dhe shumë e madhe dhe se gjasat për t’u larguar sot janë të vogla, por megjithatë janë duke e bërë të pamundurën”.

“Përveç kolegëve minatorë të Artanës, për ndihmë i kanë ardhur edhe ata të Trepçës. Këtu po qëndrojnë edhe policia, FSK-ja, forenzika si dhe mjekët, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës duke dhënë ndihmë aty”.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e plotë.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=3628179363865776

Shpërndaje në: