Fillon protesta e bizneseve kundër ZRRE-së

Fillon protesta e bizneseve kundër ZRRE-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit privat kanë filluar protestën e paralajmëruar  në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë kundër Liberalizimit të Tregut të Lirë të energjisë elektrike, raporton Periskopi.

“Mos na le pa punë”; “Mos na shkatërro biznesin”; “Prodhimi po fiket qeveria hesht”; “ Importi falënderon ZRRE për ndihmë”; “Pa transparencë s’ka treg të lirë”; “Treg i lirë me zor, rritje e papunësisë”, “Mos e favorizoni importin”, “Energji për zhvillim jo për shkatërrim” janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Periskopi ju sjellë fotografi nga protesta që është duke u mbajtur

Kjo është protesta e dytë që mbahet.

Kujtojmë, më 29 maj Oda Ekomomike e Kosovës (OEK) së bashku me bizneset kishin mbajtur një protestë duke bllokuar hyrjet e Prishtinës në shenjë protestë për Liberalizimin e Tregut të lirë të energjisë elektrike.

Ata kishin bllokuarhyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.

Ndërsa, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” i cili transmetohet në Periskop dhe T7 kishte treguar se 1 mijë e 300 biznese në Kosovë e përbëjnë 60 përqind të ekonomisë së Kosovës dhe janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit. Ndërsa, daljen në Treg të Lirë të Energjisë është tërësisht jo e favorshme.

Rafuna kishte treguar se njëra korsi kishte qenë e hapur për shkak të “Defender Europe 2025” dhe nuk kishin dashur të ketë Kosova imazh të keq.

“Ideja ishte që me mauna të shfaqemi atë protestën dhe kemi pasur mirëkuptim për shkak të ‘Defender Europe 2025’ që është duke u zhvilluar në Kosovë. Kemi qenë në koordinim me gjithë institucionet kompetente vendore dhe ndërkmobëtare që mos me shkaktuar ndonjë pengesë dhe mos reflektuar keq prania dhe aktiviteti ‘Defender Europe 2025’. Ku dihet se ushtarët e NATO-s janë shumica në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe këtu ka qenë ideja që mos të pengojmë por të shprehum një pak knaqësi nëpërmjet maunavë si formë e civilizuar dhe si protest paqësore”, kishte thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: