Filozofia si “konflikt miqësor”

Filozofia si “konflikt miqësor”

Diego FUSARO

Ka një pasazh – të thuash emblematik – tek “Letër mbi Humanizmin” ku Hajdegeri i rreket definimit të filozofisë. Aty Hajdegeri thotë se filozofia është “konflikt miqësor” apo miqësi konfliktuale, dhe me këtë bën një përkufizim të filozofisë që analizuar mirë, del të jetë oksimoron, për faktin se filozofia këtu na paraqitet si një lidhkë përkatësisht një kurorëzuese mes dy koncepteve të ndryshme, miqësisë (të kuptuar si ‘philia’ – dashuri) dhe konfliktit – ‘palemos’, që për të inkarnohen në vetë natyrën e filozofisë. Ky përkufizim i filozofisë menjëherë indicion një lidhje potenciale me definimin në dukje homolog të Karl Shmitit mbi politikën dhe natyrën e saj si arenë konflikti e krijuar nga përplasjet mik/armik.

Sipas Hajdegerit ndasia që s’lë vend për “përafrime të mundshme”, përkatësisht “miqësi të mundshme konfliktuale” sygjeron një domosdo të kapërcimit të vetëvetes, për të mund t’u quajtur filozofi. Ai potencon se filozofia është e zonja t’i mbajë të bashkuara këto dy skajshmëri, që politika i sheh kontraktiktore me njëra-tjetrën. Filozofia sipas tij është konfrontim/konflikt, por që graviton në përballjen dhe krahasimin e pozicioneve konfliktuale në kuadër të dialogut. Dialogu gjithnjë ka të bëjë me pozicionet e ndryshme në ballafaqim, që konfrontojnë dhe kontradiktojnë njëri-tjetrën për të përçuar/dëshmuar pikëpamje.

Megjithkëtë konfrontimi këtu ruan nga statusi i miqësisë, sepse synim i filozofisë s’është asnjëherë shkatërrimi i kundërshtarit, por e vërteta përmes ballafaqimit, e cila si e tillë, pra si zbulesë, nuk i shërben vetëm gjetësit të saj, por të gjithë të përfshirëve në dialog, i kuptuar pra si “konflikt miqësor” ngaqë lejon (dhe mundëson) gjetjen e së vërtetës. Ky theksim që Hajgderi i bën “konfliktit miqësor” në trag për të vërtetën si koncept, e për të cilin hyhet në konflikt krahasimesh me të tjerët, fasciliton çlirimin nga gabimet, bartës të të cilëve jemi të gjithë ne. Përmes kësaj rruge arrihet tek e vërteta, por ama jo tek e vërteta e pranuar thjesht njëgoje, por tek e vërteta si dialog përmes të cilit bashkarisht zbulojmë/gjejmë të vërtetën.

Këtu edhe zhvillohet ndeshja vendimtare në shërbim të kuptimit të thelbit të konceptit të së vërtetës në filozofi, e cila s’është politikë, sepse politika është përplasje e patjetërsueshme, dhe siç thamë, pa hapësirë ndërhyrjeje në ngjizjen e skajeve, por të themi se as religjion jo, për të cilin gjetja e së vërtetës nuk nënkupton dialog dhe ballafaqim, por vetëm pranim të saj ashtu siç na ipet. E vërteta në religjion është e zbuluar e hapur, dhe si e tillë nuk pasohet nga dialogu, dhe nuk përqëllimohet të arrihet përmes “konfliktit miqësor” të filozofisë e cila e yshtë dhe ia del ta promovojë këtë ballafaqim.

Për këtë arsye në konfliktin miqësor e që është edhe thelbi i filozofisë, nuk ka të mundur, por vetëm fitues. Edhe nëse e humb debatin/polemikën, edhe nëse të rrahin në atë çfarë aludon, nuk je i humbur por fitues, me vetë faktin se ke pjestari në lëvizje/përpjekjen dialoguese përmes së cilës zbulohet e vërteta. Në këtë mynyrë edhe ai qëndrimi i të cilit është hedhur poshtë në rrjedhën e dialogut, prekë të vërtetën, dhe në fakt duhet t’i falenderohet kundërshtarit, ngaqë i ka ndihmuar të çlirohet nga paragjykimet personale dhe nga konceptet e gabuara.

I tërë ky pasazh i elabouar për bukuri nga Hajdegeri tek “Letër mbi Humanizmin” ka një pararendës të kahmotshëm: Platonin. Ka një pasues shumë të bukur dhe që denjësisht i ka mbijetuar kohës në “Gorgias” të Platonit, ku Sokrati në një bisedë të rëndomtë u thotë bashkëbiseduesve të tij: “U ha mendja se cilit lloj të njerëzve i takoj unë? Atij lloji që ndjen mirënjohjeje edhe kur del i mundur edhe kur ia del t’i mund”. Por përse Sokrati shprehte se ndjehej mirënjohes edhe kur dilte i mundur edhe kur i mundte të tjerët, pra në të dyja rastet?

Pikërisht për faktin se kur e mundnin, ai çlirohej nga vizionet e gabuara/të rreme, nga paragjykimet…nga gabimet, dhe përmes dialogut, bëhej hisedar në përafritë dhe kërkimet e gjurmëve të së vërtetës. Njëherit filozofia shpaloste thelbin e saj, “miqësinë konfliktuale”, apo “konfliktin miqësor”. Platoni krejt këtë vision të njeriut që më shumë do që ta kundërshtojnë e mohojnë se sa të kundërshtoj e të mohoj e paraqiste shumë bukur tek “Gorgias” sikur donte të profetizonte kështu edhe sipërmarrjen e serishme të këtij vizioni e nga Hajdegeri shekuj më vonë.

Përktheu: Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: