Fisnik Ismaili i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës

Fisnik Ismaili i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, përmes një postimi në facebook, mbrëmë kishte reaguar ndaj polemikave të fundit mes deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismailit edhe Ganimete Musliut, deputete e PDK-së, polemika këto të nisura kur kjo e fundit babin e Ismaili e kishte quajtur bashkëpunëtor të kriminelit Millosheviq.

Sipas Xharrës, deputeti i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë denigruese deri në skaj ndaj Ganimete Musliut.

Por këtij reagimi të Xharrës menjëherë i është kundërpërgjigjur Fisnik Ismaili.

Ja postimi i plotë i Fisnik Ismailit

Paska reague Arbana Xharra, tuj u krenue se qysh është distancue nga gjuha e bashkëpartiakut të saj, Hajdarit, e do rasteve tjera të lodhëta, që as nuk krahasohen me gjanat që unë i them. O bre, kur të due, qysh të due, ju shti me folë sa herë që due.

Veç me u distancue tash ti, Arbanë, edhe prej krimit, rrenave edhe shpifjeve të bashkepartiakëve tu, p’e din, atyne gjanave që po e shkatërrojnë këtë shoqni, e me u distancue edhe prej hipokrizisë tande, lakmisë, servilitetit, standardeve të dyfishta edhe paftyrësisë që e ke si individ, edhe kush s’e kish pasë.

Qatherë, të siguroj që edhe unë nuk shaj ma. Fundja, liria e shprehjes mue ma lejon këtë. E për dallim prej teje, e atyne zdralave që i ke afër, unë mbetem njeri me parime, me etikë pune, i sinqertë edhe i drejtë, veti këto që ti, e ata t’utë, s’i keni pasë kurrë, e as nuk dini qysh duken. Sepse ti, Arbanë, nuk ke hy aty me ndryshue kurrgja. Ti veçse ma në fund, qashtu si dosti yt Borati, e ke gjetë veten aty ku një njeri si ti përket.

Gjuhën unë shumë lehtë e pastroj, po çka me ju ba juve që shpirtin futë s’ka deterxhent që ua lan as në botën tjetër kur të shkoni, o të shkretë? Edhe, nime, çka u ba me qata numra?

Shpërndaje në: