Fisnik Ismaili, i mërzitur: Astrit, ishim të bindur se do liroheshe nga akuzat e poshtra

Fisnik Ismaili, i mërzitur: Astrit, ishim të bindur se do liroheshe nga akuzat e poshtra

Vdekja e aktivistit të VV-së Astrit Dehari tronditi bashkëaktivistët e tij më së shumti. Fisnik Ismaili ka shkruar sërish në Facebook duke publikuar edhe këngën “Nëntor i ftohtë” nga Jericho, duke dashur të shpreh dhembjen që ka për Deharin.

Ismaili thotë se të gjithë ishin të bindur se Dehari do të lirohej nga akuzat dhe t’i kthehej lirisë, dhe jo të dalë në këtë mënyrë.

Postimi i plotë:

Astrit, brehhhh! Sonte jemi të thyem. Jemi copë, copë. S’po na besohet. Krejt, ama krejt, ishim të bindun që nuk shkon gjatë, e del prej aty, e lirohesh prej akuzave të poshtra, të ulëta e të fëlliqta që u munduen me ti mveshë.

Kurrkujt, ama hiç kurrkujt, nuk ia ka marrë mendja, as për një të vetmin sekond, që del në këtë mënyrë. Ti je qetash ma i lirë se asnjiherë, por kjo neve po na pikëllon, sepse po vazhdojmë me jetue në këtë burg, prej të cilit ti, e krejt shokët tu, kanë andërrue me na lirue.

Sot jemi shkrum, Astrit, amo nëser… nesër, po ta jap besën, kemi me u çue n’kambë, e kemi me ta realizue qat andërr, me dijtë që flijohemi për të deri në frymën e fundit.

Shpërndaje në: