Fitore Pacolli: Nuk kam thënë që deputetët do të pijnë ujë me grushta

Fitore Pacolli: Nuk kam thënë që  deputetët do të pijnë ujë me grushta

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila u raportua se mbrëmë ka thënë ‘në Kuvend do instalohen fontana dhe deputetët do të pinë ujë me grushta’, ka reaguar duke sqaruar se i është shtrembëruar deklarata.

Ajo thekson se këtë pjesën ‘me grushta’ nuk e ka thënë ajo, por vetë autorët e emisionit ku ka qenë në Klan Kosova.

Ja reagimi i plotë:

Ka kohë që kam refuzuar të dal në media. Arsyeja ka qenë shtrembërimi i deklaratave që ne japim dhe keqinformimi i qytetarëve. E sonte u përsërit e njëjta gjë. Gjatë gjithë emisionit unë asnjëherë unë nuk them që deputetët do të pijnë ujë me grushta dhe posa dal prej emisionit e kuptoj se është bërë lajm me emrin tim për diçka që udhëheqësit e emisionit e thonë.

Pas ankesës time ndryshohet titulli por nuk marrin mundin të fshijnë komentet fyese që bëhen për shkak të titullit. Shihet qartë se qëllimi nuk është informimi por të marrin like e klikime ani pse të bëjnë tabelë qitje edhe lejojnë fyrje të ulta e kërcënime në komente.

Sonte kërkova me mirëkuptim të citohem saktë ndërsa herave tjera vazhdoj me padi për citim jo të saktë dhe keqinterpretim.

 

Shpërndaje në: