Fitore për Arsenalin dhe Liverpoolin – Manchester City gabon ndaj Southampton

Fitore për Arsenalin dhe Liverpoolin – Manchester City gabon ndaj Southampton

Arsenal dhe Liverpool kanë arkëtuar nga tri pikë të reja në Premier League, por jo edhe Manchester City.

Arsenal ka fituar në udhëtim kundër skuadrës së Burnley, me rezultatin minimal 0:1, shkruan Periskopi.

Ky takim u vendos në minutën e 30’, kur Martin Odegaard ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë që u dha në favor të ‘Gunners’.

Fitore mori edhe Liverpool, por ‘Reds’ arritën që të fitojnë me tri gola epërsi (3:0), në përballjen me Crystal Palace.

Lojtarët e Jurgen Klopp zhbllokuan rezultatin me anë të Sadio Mane, kurse golat për rezultatin final erdhën nga Mohamed Salah e Naby Keita.

Manchester City nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në përballjen me Southampton, duke marrë vetëm një pikë.

‘Citizens’ luajtën baras pa gola, në një ndeshje ku VAR-i  i bëri një ndihmë të madhe skuadrës së Pep Guardiolas.

Në minutë e 63’ u akordua penallti për Southampton dhe u dha karton i kuq për Kyle Walker, por VAR anuloi të dyja vendimet.

Pak minuta më vonë, VAR-i i mohoi fitoren Man City, kur anuloi një gol për një offside të Raheem Sterling.

Me këto tri rezultate, situata qëndron kështu: Arsenal numëron gjashtë pikë, Burnley mbetet me një pikë, Manchester City shkon në vetëm 10 pikë, Southampton numëron katër, kurse Liverpool merr pikët e 13-a, duke lënë Crystal Palace me vetëm pesë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: