Fitorja me deputetë tjerë të Albinit pinë ujë me gota qelqi, por i mbushin në bidon plastik? (Foto)

Fitorja me deputetë tjerë të Albinit pinë ujë me gota qelqi, por i mbushin në bidon plastik? (Foto)

Gjatë ditës së sotme, Fitore Pacolli me deputetë të tjerë njoftuan disa masa që ishin marrë në Kuvend me qëllim promovimin e politikave të gjelbra që luftonin përdorimin e produkteve të plastikës. Por, ja që ‘mbiu’ një problem.

Pacolli me deputetë tjerë thanë se tash e tutje s’do të përdornin shishe të plastikës por shishe të qelqit, e të cilat ishin përdorur më parë por ishin larguar shkaku i dhunës në sallë të Kuvendit.

Po ashtu, ata njoftuan se do të pinin ujë ujësjellësi që sipas tyre pihet nga 80 për qind e popullit, përcjell Periskopi.

Por, nga foto të dërguara nga lexues tanë në Kuvend të Kosovës, del se bidoni nga i cili do të mbushin shishet dhe gotat e qelqit deputetët e VV-së, është bidon plastike.

Për më tepër, ata që nuk kanë gota të qelqit, do të kenë mundësi të shërbehen me gota të bardha, po të materialit plastikë.

Shpërndaje në: