Fjalët e fundit nga piloti para rrëzimit të helikopterit ku vdiq Bryant

Fjalët e fundit nga piloti para rrëzimit të helikopterit ku vdiq Bryant

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna humben jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Detaje nga biseda e fundit mes pilotit të helikopterit dhe kontrollit të trafikut ajror para rrëzimit fatal.

Në transmetimin e tij të fundit, piloti i helikopterit që u rrëzua, duke vrarë nëntë njerëz përfshirë legjendën e NBA-s Kobe Bryant, i tha kontrollit të trafikut ajror që po ngjitej për të shmangur një shtresë të reve, tha të hënën Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, raporton “CNN”.

Kur kontrolli i trafikut ajror e pyeti pilotin se çfarë planifikonte të bënte, nuk kishte asnjë përgjigje, u tha gazetarëve anëtari i bordit të NTSB, Jennifer Homendy.

Kontakti i fundit i radarit ishte rreth orës 9:45 të mëngjesit, tha ajo.

https://youtu.be/RVA3k02lMe8

Shpërndaje në: