Flet njeriu kundër pazareve: Agim Bahtiri e quan “skandaloz” vendimin e Kushtetueses, përmend “pazarxhinjtë2

Flet njeriu kundër pazareve: Agim Bahtiri e quan “skandaloz” vendimin e Kushtetueses, përmend “pazarxhinjtë2

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për Kryeministër është i dëmshëm për demokracinë.

“Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve”, është shprehur Bahtiri.

“Si pasojë e këtij vendimi, edhe në të ardhmen do t’iu krijohet mundësi pazarxhinjve dhe humbësve për ta krijuar qeverinë pa fituesin e përcaktuar nga populli”.

Shpërndaje në: