Flet rivali i Bashës: Ja pse më lanë jashtë garës

Flet rivali i Bashës: Ja pse më lanë jashtë garës

Gjatë kohës që ishte në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, kandidati për kreun e PD, Erion Piciri është informuar për arsyen pse u la jashtë garës. Në mënyrë jo zyrtare, atij iu tha se u refuzua për shkak se nuk është anëtar i PD.

“Në mënyrë jo zyrtare dhe nga informacionet e mia brenda PD, më thonë se nuk jam pranuar në garë, sepse nuk jam anëtar i PD. Kjo nuk është e vërtetë.

Kam këtu teserën e PD dhe ka 14 vjet në xhepin tim, që nga tetori i 2003”, tha Piciri, duke treguar edhe kartën e anëtarësisë.

 

Shpërndaje në: