Flet trajneri i Dinamo Zagrebit për ndeshjen ndaj Shkupit: Ne jemi skuadër më e mirë, jemi favorit

Flet trajneri i Dinamo Zagrebit për ndeshjen ndaj Shkupit: Ne jemi skuadër më e mirë, jemi favorit

Futbollistët e Dinamo Zagrebit ndodhen në Shkup, pasi nesër do të luajnë ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndaj ekipit shqiptar, Shkupit.

Takimi i parë i luajtur në stadiumin Maksimir, ka përfunduar 2:2 dhe ekipi që do ta kalojë raundin do të caktohet nesër nga ora 21:00.

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Ante Cacic thotë se skuadra e tij është më e mirë se Shkupi dhe e pranon rolin e ekipit favorit për këtë sfidë.

“Ne jemi në pritje të ndeshjes së kthimit, një ndeshje që do të tregojë se kush do të shkojë më tutje në Champions League. Unë e pranoj rolin e favoritit, mendoj se Dinamo, është skuadra më e mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi më të mirë se në ndeshjen e parë. Jemi të vetëdijshëm se Shkupi po mundohet të bëjë gjithçka për të na surprizuar”, tha trajneri i Dinamos në konferencë për shtyp.

Shpërndaje në: