Flick e konfirmon se vëzhgoi nga afër Mërgim Berishën, sulmuesi mund të ftohet te Gjermania

Flick e konfirmon se vëzhgoi nga afër Mërgim Berishën, sulmuesi mund të ftohet te Gjermania

Hansi Flick ka folur për lojtarin Mërgim Berisha, të cilin së fundmi e ka vëzhguar nga afër.

Selektori i kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick,  thuhet të ketë ndjekur nga afër Mërgim Berishën.

Sulmuesi raportohej javë më parë se i ka thënë PO Kosovës, por kjo mund të ndryshojë me ngjarjet e fundit. Flick ka thënë se si staf i trajnerëve ata ndjekin secilin.

“Si staf i trajnerëve, ne provojmë të përcjellim secilin, në secilin vend, të tregojmë prezencën tonë. Është e rëndësishme të shoh sa më shumë lojtarë gjermanë që të jetë e mundur”, ka thënë Flick, transmeton Periskopi.

Asistentët e Flick kanë ndjekur nga afër edhe dy ndeshje të tjera të Fenerbahce, në kuadër të Superligës së Turqisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: