Flori dhe Liberta Spahiu kapen mat, ja çfarë mesazhe i çojnë njëri-tjetrit

Prej disa kohësh po përflitet se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë bashkë. Megjithatë dy palët nuk kanë pohuar, as mohuar asgjë.
Por një postim i Florit ditën e sotme teksa dëgjonte këngën e re të Dua Lipës bëri të përflitej se kantautori kishte një dashuri të re, Duan.
Por në fakt shkrimi në postimin e Florit ka qenë një mesazh për Libertën. “Dashuria ime”, shkruan ai.
Ndërsa moderatorja e cila ndodhet me pushime ka postuar një video teksa dëgjon të njëjtën këngë, gjë që të bën të mendosh se Flori dhe Liberta po dërgojnë mesazhe të koduara mes tyre.