Folën zi e terr për martesat e seksit të njëjtë, Haxhiu: Më ka mbet hatri prej deputetëve të Vetëvendosjes

Folën zi e terr për martesat e seksit të njëjtë, Haxhiu: Më ka mbet hatri prej deputetëve të Vetëvendosjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  thotë se i ka mbetur hatri për deklaratat e deputetëve të Vetëvendosjes për Kodin Civil në Kuvend, transmeton Periskopi.

Ajo thekson në ‘Sonte me Rronin’ se do ta çojnë sërish oër votim.

‘’S’ka qenë fare lajm i mirë për Kosovën, sidomos jo në këtë moment. Ta rrëzojë për një paragraf. Unë i kuptoj mendimet ndryshe. Deputetët duhet të jenë shembull. Mirëpo jam e befasuar me disa deklarata të deputetëve të Kosovës.  Pa përjashtim, por hatri më mbetet te deputetët e Vetëvendosjes. Sepse ne kemi takime të shumta, diskutime të shumta, prandaj për shkak të vlerësimeve të larta, edhe prej njerëzve që i do ndoshta mund të prekesh më shumë. Planifikojmë që ta dërgojmë sërish.’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: